
Senati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka shyrtuar dhe miratuar kandidaturat për administrator të këtij IAL. Para senatorëve janë paraqitur 5 kandidatura dhe konkretisht:
1. Kozeta Jana (Marku)
2. Julian Përgega
3. Armando Vata
4. Anketil Rroji
5. Mark Molla
Pasi është shqyrtuar dokumentacioni i dorëzuar nga kandidatët gjatë aplikimit, Anketil Rroji është skualifukuar për mosplotësim të kritereve. Ndërsa 4 kandidatët e tjerë kanë marrë 20 vota pro dhe 1 kundër, atë të senatorit Gaspër Kokaj:
1. Kozeta Jana (Marku)
2. Julian Përgega
3. Armando Vata
4. Mark Molla
Tashmë do të jetë Bordi i Administrimit të UNISHK ai që do të përzgjedhë përmes votimit njeërin nga 4 emrat e miratuar nga Senati, i cili do të jetë edhe asministratori i ri i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. /ShkodraWeb/




