EMRAT – Sapo erdhën nga Italia për pushime në Shqipëri, vriten babë e bir nga ish- dhëndrri…

Policia e Lezhës ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë ku shtetasi Besnik Pjetri, vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe kunatin.

Sipas bluve, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të divorcit mes Pjetrit dhe vajzës së Pjetër Përnjakut.


Panorama.al mëson se babë e bir, Pjetër dhe Genti Përnjaku sa kishin ardhur nga Italia. Policia sqaron se autori ka qenë në banesën e tyre ku i ka qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.