EMRAT – RENEA aksion në Shijak, arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër për pengmarrjen në Kamzë

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një operacioni të RENEA-s në Shijak.


Në pranga kanë rënë Leonard Hajri dhe një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri. Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!