Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punëisimit, Artur Miçko. Në vend të tij është emëruar Elira Caushin, e cila aktualisht është punonjëse në kryeministri. Kryeministri i ka vendosur ultimatum 12 drejtorëve rajonalë gjatë mbledhjes në sallën e Hartave.
“ S’ka parti që ju mbron muajin tjeter. Ndermjetësoni me bizneset, punësoni njerëzit te vendet bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht,” mësohet të ketë thënë Rama.