
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë të ditura edhe vendimet e miratuara. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, është liruar nga kjo detyrë. Ai u emërua nga ministri i Mbrojtjes i kohës Piro Vengu, madje duke u prezantuar si “djalë tezeje” i tij, kur në fakt nuk ishte ashtu.

Ndërkohë, Pranvera Skana është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes në vend të shkodranit Andrea Shllaku. Skana ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS- së në Lezhë, një nga qarqet që socialistët humbën në zgjedhjet politike të vitit të kaluar. Ajo ka qenë edhe pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ky ndryshim vjen pasi ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi u emërua edhe drejtues politik i PS për qarkun Lezhë.





