
Sapo është publikuar nga KQZ- ja lista e kandidatëve të PS- së për Këshillin Bashkiak Shkodër. Ajo kryesohet nga Oltion Luli, këshilltar aktual dje kampion i njohur i atletikës shqiptare, me profesion mësues.
Ai pasohet nga këshilltarja aktuale Jona Leqejza, ish- koordinatori i PL (LSI) për qarkun Shkodër Edmond Ndou, për të vijuar me Hilmi Lakti, kryetar i qarkut Shkodër, Bledianë Nika këshilltare aktuale, Vjollca Petani këshilltare aktuale etj.
Bie në sy mungesa në listë e kryetares aktuale të Këshillit Bashkiak Brisela Kadia, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e listës janë emra të rinj, ndërsa këshilltarë aktualë janë spostuar në pjesën e poshtme të listës.
Në zgjedhjet e fundit me kandidatë alternativë, ato të vitit 2015, PS- ja arriti të marrë vetëm 10 këshilltarë, duke dalë forcë e tretë politike në Bashkinë e Shkodrës pas PD- së dhe LSI- së.