
Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një mori me emra nga diaspora janë diskutuar paraditen e sotme mes Edi Ramës dhe Këshillit të Diasporës brenda PS.
Burime mediatike, duke iu referuar burimeve nga selia rozë, raporton tre emrat potencial të cilët do të kalojnë në filtrin final të Kryesisë Socialiste sot ora 18:00.
Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog Kristo Papa. Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.
Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja. Ky i fundit është nga Shkodra dhe prej vitesh tashmë jeton në Kanada. Ka qenë pjesë e strukturave të PS Shkodër gjatë kohës që ka jetuar në Shqipëri. Aktualisht punon si broker në një kompani të njohur kanadeze në sektorin e pasurive të paluajtshme.
