Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Primaret në PD për bashkinë Shkodër, kush janë 8 emrat e propozuar nga antarësia, ka edhe një të vetëofruar

ShkodraWeb 13 November, 2022
primare pd shkoder 2022

Zyrtarisht, procesi i deklarimit po vetëdeklarimit të kandidaturave edhe për garën e primareve në bashkinë Shkodër, është mbyllur në orën 20.00 të datës 12 nëntor 2022.

ShkodraWeb ka arritur të sigurojë emrat e propozuar nga antarësia demokrate si kandidatë për primaret, nga të cilat do të dalë kandidati zyrtar i PD- së për bashkinë e Shkodrës.

Vlen të theksohet, se ky është vetëm hapi i parë drejt garës që vertetë. Emrat e propozuar, jo domosdoshmërisht janë kandidatë për primaret. Ata që kanë dëshirë të vijojnë garën, duhet të plotësojnë edhe dokumentacion me shkrim, i cili duhet depozituar pranë selisë qendrore të PD- së në Tiranë. Nëse dokumentacioni nuk plotësohet, kandidati për primare konsiderohet i skualifikuar.

Ndërkohë, emrat e porpozuar nga antarësia e PD- së Shkodër janë: Bardh Spahia, Arben Lushaj, Lorenc Luka, Voltana Ademi, Irena Shestani, Nesti Kiri, Artur Luka dhe Ervin Gjini. Ndërkohë, është edhe një kandidat i vetëofruar, për të cilin nuk ka shumë informacion. Dihet se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është ndër të parët që ka paraqitur kandidaturën.

Fillimisht, do të shihet se cili nga emrat e mësipërm do të plotësojë dokumentacionin për fazën tjetër, duke e depozituar në selinë e PD- së në Tiranë. Më pas, do të jetë Kryesia e PDSH- së që do të marrë në shqyrtim kanidaturat, nga të cilat do të bëjë edhe përzgjedhjen. Më pas, këto emra, do të dërgohen për votimin “një antar, një votë” nga antarësia dhe simpatizantët e PD- në Shkodër.

Ndryshe nga degët e tjera të PD- së në shumë bashki të vendit, asnjë nga kandidatët e propozuar nga antarësia demokrate e Shkodrës, nuk ka preferuar të bëjë prezantim zyrtar në selinë blu në Tiranë. Mbase pritet zyrtarizimi final i emrave që të përmbushet edhe kjo procedurë, para nisjes së rreth 3 javëve që kandidatët kanë në dispozicion për fushatën brenda degës ku kandidojnë.

Fituesi që do të dalë nga primaret, ku parashikohet edhe balotazhi, do të jetë kandidati zyrtar i PD- së për bashkinë Shkodër me 14 maj 2023. Me shumë mundësi, do të ketë përballë Benet Becin nga PS- ja, kandidatura e të cilit thuajse është zyrtarizuar pasditen e të premtes në një mbledhje të Asamblesë së zgjeruar të bashkisë Shkodër. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Shqiptarët s’janë kriminelë”, mijëra emigrantë shqiptarë protestë në Londër, iu bashkohen edhe nga Zvicra
Artikull pasardhës: “Klasikja” e Superiores mbyllet “në paqe”, Vllaznia i “rrëmben” në pikë Tiranës në kryeqytet…

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.