NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

EMRAT – Prej 24 orësh të bllokuar në zonën neutrale Bosnje- Mali i Zi, 11 shqiptarë negociohet të hyjnë nga Hani i Hotit

Njëmbëdhjetë shqiptarë të rinj pasi morën lajmin se Shqipëria kishte mbyllur kufijtë ishin nisur nga Gjermania për të ardhur në atdhe.

Me 4 makina ata kanë kaluar nëpërmjet kufirit tokësor në Trebinje Bosnje Hercegovinen por u kthyen nga Mali i Zi dhe më pas nuk u pranuan as nga Bosnja.


Prej 24 orësh në tokën neutrale janë bllokuar shqiptarët Ilber Zyberi, Albert Mollaj, Astrit Cenaj, Besmir Dervishi, Eri Meno, Aida Meno, Egland Dova, Mandela Elmazi, Vladimir Elmazi, Mario Laze.

Por pas denoncimit në News24, menjëherë autoritetet shqiptare kanë nisur negociatat për t’i kthyer në atdhe nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!