EMRAT/ Policia italiane shkatërron bandën e organizuar, vine në pranga 17 persona- 7 shqiptarë mes tyre

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të organizuar, duke vënë në pranga 17 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa një tjetër person u shpall në kërkim.

Sipas mediave italiane hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017, me sekuestrimin e sasive të caktuara të dr.ogave.

Mes 7 shqiptarëve të prangosur është edhe një grua, ndërsa emrat e tyre janë: 1. Amarildo Gjepali, 2. Klajdi Vrioni, 3. Amarildo Katundi, 4. Valter Gjepali, 5. Mehmet E., 6. Franc Gjepali, dhe 7. Nelda Tartari.

Karabinierët kishin konfiskuar një sasi d.roge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të saj nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.

Droga blihej nga Evropa veriore, kalonte nëpër Shqipëri dhe baza logjistike u vendos në Brescia. Çdo gjë ishte drejtuar nga një 34 vjeçar, i është ende në kërkim. Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha.

Të gjitha lëvizje kontrolloheshin nga një 34-vjeçar me inicialet G.V, për të cilin policia ende nuk ka publikuar informacione. Menjëherë më pas, në rend hierarkik të grupit vinin dy nëngrupe, një që vepronte në Val di Non dhe tjetri në zonën e Breshias. Grupi në Breshia ishte më i nënshtruar dhe merrej me shitjen e drograve sintetike. Ndërsa grupi i Val di Non shitnin kryesisht kokainë në Bolzano duke përdorur mbështetjen e bashkatdhetarëve shqiptarë.

Grupi komunikonte me kode dhe paratë i merrnin në një takim të dytë. Sipas mediave italiane grupi ishte krenar për cilësinë e drogës që shiste, gjë që e dinin shumë persona në zonën ku vepronin.

Loading...