EMRAT – Policia e Malit të Zi shpall në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarë, akuzohen për vrasjen e një shtetasi malazez

Dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Malit të Zi pasi dyshohen si persona që kanë kryer një vrasje më 4 korrik të këtij viti në Ulqin. Vincenc Pirolli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala, 35 vjeç janë të dyshuarit kryesor të vrasjes së shtetasit malazez nga Ulqini Momçillo Gjurishić (Momčilo Djurišić).

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq në konferencën për media u shpreh se: “Zyrtarët e Sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit në Mal të Zi kanë kallëzuar penalisht dy shtetasit shqiptarë Vinçenc Pirolli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala, 35 vjeç, të cilët janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit më 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova të mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjatë largimit nga vendi i ngjarjes dhe dje është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre”.


Sipas së përditshmes Vijesti në Mal të Zi dyshohet se këta shtetas kanë kryer vrasjen me qellim gjakmarrjen. Për çka kryeshefi i policisë kriminale Boshkoviq është shprehur se “kemi dyshime që mund të jetë kryer për hakmarrje, por nuk kemi fakte konkrete”.

Ai gjithashtu ka theksuar se në bazë të të dhënave dy shtetasit shqiptarë në territorin e Malit të Zi janë futur ilegalisht dhe se po të njëjtën ditë që është kryer vrasja janë larguar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar Sukobinë-Muriqan.

Boshkoviq në konferencën për shtyp ka thënë se të gjitha të dhënat e grumbulluara janë kryer në bashkëpunim me kolegët nga Shqipëria. Për çka edhe i pa falënderuar ata. Ekzekutimi i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardhur si pasojë e vrasjes së kryer në mars të 2017 kur djali i tij Savo Gjurishiq vret me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Momçillo Gjurishiq është gjetur i pajetë në lokalin e tij në Ulqin pasditen e 4 korrikut.