EMRAT – Policia arreston dy personat që ishin në makinë me Aldi Ramën, i dyshuar si vrasës i nënkomisarit…

Detaje të tjera zbulohen nga vrasja e efektivit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Dy personat e tjerë që kanë qenë në makinë me autorin Aldi Rama janë arrestuar nga policia.

Mësohet se në pranga janë vendosur Kristian Sherri dhe Armando Marku nën akuzën e moskallëzimit të krimit. Fillimisht ata u ndaluan nga policia e Lezhës për t’u marrë në pyetje dhe më pas gjatë mbrëmjes së sotme u është komunikuar urdhër arresti. Sipas informacioneve të tjera, është edhe një person i katërt i cili ka qenë bashkë me të tjerët që vazhdon të jetë i lirë.

Mësohet se ata kanë qenë në makinë në momentin që policia e Lezhës i ndaloi për kontroll. Në këtë moment është afruar efektivi Saimir Hoxha, ndërkohë që Aldi Rama ka hapur zjarr ndaj tij.

ShkodraWeb Channel

Open

Close