EMRAT – Plagosi në rrethana të paqarta 60 vjeçarin, arrestohet nga policia efektivi i FNSH- së…

Një efektiv i FNSH ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar. Policia ka arrestuar efektivin Lutfi Gjyli. Gjyli ka plagosur në këmbë 60-vjeçarin Murteza Lika.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.


Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.