
Ka përfunduar tashmë numërimi i votave preferenciale për Qarkun e Shkodrës. Ajo që vihet re, është se anjë nga kandidatët nuk ka mundur të thyejë herësin e partisë së vet, për tu ngjitur nga pjesa humbëse në atë fituese të listës.
Në përfundim të numërimit të votave preferenciale, më i votuari i Qarkut të Shkodrës ka rezultuar Tom Doshi me 7886 vota. Pas tij renditet Paulin Sterkaj me 7335 vota dhe i treti Bardh Spahia me 7219 vota. Herësi mund të thyhej në Shkodër, duke marrë mbi 9798 vota preferenciale.
Ndërkohë, mbetet jashtë parlamentit të ardhshëm edhe Ilir Beqaj, i cili ishte i katërti në listën e Qarkut të Shkodrës dhe nuk mundi të thyejë herësin, duke marrë vetëm 3920 vota.
Me përfundimin e këtij numërimi, shënon mbylljen në Qarkun e Shkodrës procesi i zgjedhjeve të 25 prillit, duke i hapur rrugën reklamimeve dhe ankimimeve të mundshme të subjekteve politike ose kandidatëve. /ShkodraWeb/