EMRAT – Pas largimit të Ardi Veliut, zbulohen dy kandidatët kryesorë për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Edmond Rizaj, drejtori i hetimit të krimit dhe Gledis Nano, kreu Antiterrorit janë dy kandidaturat që ndodhen në zyrën e Ministrit Bledi Çuçi e që pritet të propozohen për kreun e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

Rizaj dhe Nano janë aktualisht në poste të larta në Policinë e Shtetit dhe plotësojnë kushtin e ligjit që përcakton se Drejtori i ri i Policisë duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”.


Edmond Rizaj

Pas propozimit të Ministrit Çuçi, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të përzgjidhet nga Këshilli i Ministrave. /Në foto kryesore Gledis NANO dhe ambasadorja e SHBA Yuri KIM/