
Një parakalim i gabuar i ambulancës së spitalit të Krujës dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit të rëndë që ndodhi në rrugën e Rinasit, ku si pasojë pacientja 42-vjeçare humbi jetën dhe u plagosën tre të tjerë.
Sipas News24, blutë e Tiranës kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e autoambulancës, shtetasin Ilir Shullazi.
Ndërkohë, News 24 raporton se pacientja që humbi jetën është identifikuar si Anila Berdaku.
Të plagosur rëndë kanë mbetur shoqëruesja e saj, shtetasja Marsida Bërdaku, 32 vjeçe, infermieri i ambulancës Arjan Balloku, 30 vjeç, si dhe shtetasi Yrmelind Gashi, 22 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tjetër që drejtohej nga Antion Abazi që u përplas me ambulancën. /BW/





