Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Nis operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, arrestohen 19 persona, në pranga edhe një në kërkim në Shkodër

ShkodraWeb 10 November, 2023
renea aksion 2

Policia e Shtetit/Nis operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.

Operacioni “Sundimi i ligjit”, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 25 shtetas, nga të cilët:

-19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve;

-5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, për armë e drogë.

Gjithashtu, janë sekuestruar:

-gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak;

-lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, për zbatimin e planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesa armë, municion dhe/ose drogë, ka nisur operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.

Në rang kombëtar, deri në këto momente:

-Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë;

-19 shtetas të tjerë të kërkuar kombëtarisht: për tentativë për vrasje të dyfishtë në Shkodër; për plagosje të rëndë me dashje ose për armëmbajtje pa leje në Dibër; për llogari të SPAK-ut; në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” (3 shtetas në Tiranë dhe 1 shtetas në Durrës); për raste të tjera në fushën e narkotikëve në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Berat; për vjedhje në Tiranë dhe në Fier ose për veprimtari të tjera kriminale, janë kapur dhe janë vënë në pranga;

-3 armë zjarri (pushkë dhe 2 pistoleta), armë gjahu dhe municion luftarak janë sekuestruar nga Policia, në Dibër, Tiranë dhe në Fier. Të katër poseduesit e tyre janë vënë në pranga;

-61.5 gramë kokainë dhe 500 doza cannabisi janë sekuestruar në Tiranë dhe në Dibër, si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që i posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme hetimore.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar, për të vijuar aksionet dhe operacionet policore mbarëkombëtare, për përmbushjen e objektivave madhore: kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale, si dhe të atyre që janë të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me ju mund të realizojmë përmbushjen e misioneve të Policisë së Shtetit, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Emrat e personave të arrestuar:

Qarku Tiranë/ Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Shtetasit e arrestuar në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.

Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra

Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Shkodër/ Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.

Qarku Berat/ Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi

Post navigation

Previous: “Shkëmbejmë programet audiovizive”, RTSH- RTK- RTCG nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në Shkodër
Next: Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, pritet të votëbesohet pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.