Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në kryeqytet para pak minutash. Dhëndri i ka marrë jetën vjehrrit dhe vjehrrës. Pasi ka kryer aktin fatal për vjehrrin dhe vjehrrën, dhëndri “ia ka hequr vetes”.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit Bujar Mata 63 vjeç dhe Valentina Mata 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve Bujar Mata, dhe Valentina Mata, është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.