EMRAT – Ngjarje e rëndë në familje, burri ekzekuton gruan 45 vjeçe me çifte, më pas ia heq edhe vetes, djali i gjen pajetë…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka ekzekutuar me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ia ka hequr edhe vetes. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës.

Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Vëllai i autorit i ka thënë nipit të vij menjëherë të kalojë nga shtëpia. Kur djali ka mbërritur në banesë ka konstatuar të pajetë të dy prindërit.

Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

Burime nga Policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt të jetë raportuar mes bashkëshortëve dhe se nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Efektivët kanë sekuestruar armën e gjakut dhe vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ShkodraWeb Channel

Open

Close