Ndryshime të reja kanë ndodhur në burgjet e Shqipërisë. Ministrja Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime të reja për sa i përket varësisë së burgjeve në vendin tonë. Mësohet se disa drejtues burgjesh janë transferuar në rrethe të tjera
Më poshtë emrat e drejtuesve që kanë pësuar lëvizje.
-Në burgun e Lezhës, drejtor Bukurosh Malluta, në Durrës, Agron Hysi
-Në burgun e Elbasanit, drejtor Ermal Kurti, tek 313-ta, Eduard Strugaj
-Në burgun e Fushë Krujës, drejtor Qazim Hoxha, tek 302 Aurel Jazxhi
-Në Vaqarr drejtoreshë, Fatbardha Hoxhalli, në Krujë Petrit Myslymi
-Në burgun e Lushnjës drejtor Zoi Rrushi, në Tepelenë Nasip Hoxha
-Në burgun e Vlorës drejtor Egon Velaj, në Sarandë Redi Rama.
Një ditë më parë Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u zëvendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Po ashtu ka pasur lëvizje edhe në rangun drejtues, ku janë emëruar drejtuesit e rinj të burgut Mine Peza dhe Jordan Misja. Aurel Jazxhi do të drejtojë IEVP Mine Peza, ndërsa Eduard Strugaj do të drejtojë IEVP Jordan Misja (313).
Ndërsa burgu i Fushë-Krujës i ka kaluar në varësi Durrësit, ndërsa burgu 313 në Fushë-Krujë. Zhvendosje tjetër ka pësuar dhe burgu i Gjirokastrës dhe i Sarandës, të cilat duhet të kalojnë në varësi të njëra-tjetrës.