
Vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Ata shoqëroheshin nga avokati Sokol Tahiraj. Ata akuzohen për masakrën e Dobraçit ku mbeten të vrarë 4 qytetarë, 2 prej të cilëve kalimtarë të rastit.
Bëhet me dije se ata janë vetëdorëzuar për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër. Burime pranë tyre konfirmojnë se i vetmi fletë- arrest që janë në dijeni, është për rrahjen e shtetasit të sipërpërmendur.