Ndryshime ne kabinetin qeveritar te Rames, ne rang zevendesministrash. Nje dite pasi zevendesministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dha doreheqjen, qeveria ka miratuar lirimin e tij nga detyra e bashke me te ka firmosur emerimin e dy personave te tjere. Me vendim qeverie, ne vend te Haxhit, emerohet Adela Xhemali si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Nderkohe qe po nje tjeter zevendesministet ne kete institucion emerohet Vasilika Vjero.
VENDIMET
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.