Një ngjarje e rëndë ka patur epilogun tragjik këtë të premte në Shkodër. Një person, i cili u godit me grushte pranë Teatrit “Migjeni” para pak ditësh, ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Dedush Gjoni, 52-vjeç. Ai qëndroi një javë në koma në spital, pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Autori, i identifikuar si Cen Sela, u ndalua menjëherë pas ngjarjes, pasi goditi me grushte Gjonin, ndërsa policia i gjeti atij në banesë një pistoletë e municion luftarak.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në lagjen “Vojo Kushi” mes autorët dhe viktimës që punonin shoferë dhe trasnportonin pasagjerë. Gjithcka nisi për motive konkurrence para stacionit të furgonave pranë teatrit “Migjeni”, ku Sela dhe Gjoni u përleshen fizikisht me njëri-tjetrin. Pas një jave në koma, Dedush Gjoni ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Cen Sela kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63 vjeçari i mbante pa leje.