
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa janë përlasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, ku sipas policisë, kanë humbur jetën Diana Mjeshtri 45 vjece dhe Luljeta Zefi 39 vjece.
Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Pjeter Zefi 66vjeç, Beta Mata 32 vjeçe dhe Lufti Kubaçi 55 .vjeç
Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.