EMRAT – Makina përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës, humbin tragjikisht jetën dy të rinjtë…

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.


Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.