ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRAT/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin e betonit, humbin jetën dy shqiptarë në Itali…

Ishte ora 6 e mëngjesit, kur një automjet Volksëagen Golf i zi papritmas humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni që rrethon oborret e Pedemontana në zonën e Villorba.

Përplasja ishte mjaft e fortë, aq sa makina u rrotullua dhe përfundoi në një fushë ngjitur me rrugën. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Në rrugë ishin kalimtarët e rastit që njoftuan policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët që ishin në automjet humbën jetën në vendngjarje para se të mbërrinte ndihma mjekësore.

Viktimat janë 24-vjeçari Dorian Myftaraj i cili jetonte në Shqipëri por kohët e fundit ndodhej në Itali, sic shkruajnë mediat italiane dhe 35-vjeçari që jetonte në shtetin fqinj Rruzhdi Karreci, banor i Spresiano, por me origjinë nga Durrësi, tashmë i njohur për policinë pasi ishte arrestuar në 27 korrik 2018.

36-vjeçari Karreci, ishte arrestuar pasi ishte kapur me kokainë.

Deri dje, mediat italiane e kishin me iniciale emrin e 24-vjeçarit, D.M. (detajet nuk u zbuluan sepse familjarët nuk ishin informuar për tragjedinë, shkruanin ata.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.