
Teksa kanë kaluar disa muaj nga dorëheqja e Alfred Pezës, Radio Televizioni Shqiptar vijon të mbetet pa drejtues. Së fundmi ky institucion ka hapur garën për kandidatët që duan të konkurrojnë për postin drejtues të tij.
ShkodraWeb ka siguruar një listë me emrat e kandidatëve, e cila po qarkullon orët e fundit për t’u konkretizuar në ditët në vijim nga Këshilli Drejtues i RTSH. Ky organ, duhet të vendosë paraprakisht kush plotëson kriteret për kandidim.
Më pas, kandidatët e kualifikuar, do të prezantojnë para Këshillit me 11 anëtarë, platformat e tyre për drejtimin e RTSH. Më pas, kalohet në votim, ku në votimet e para fituesi duhet të marrë minimalisht 7 vota.
Në votimin e pestë e të fundit, fituesi duhet të marrë të paktën 6 vota nga 11. Nëse nuk ka fitues, Këshilli Drejtues shpërndahet dhe Këshilli Drejtues i ri i zgjedhur nga Kuvendi, me votim cakton drejtorin e përgjithshëm të RTSH.
Lista përmban emra gazetarësh dhe emrash të njohur të medias siç edhe të tjerë pak ose aspak të njohur nga publiku.
Lista:
1. Jetmir Shpuza
2. Laureta Roshi
3. Kliton Rama
4. Aurora Polo
5. Floriana Paskali
6. Eni Vasili
7. Harilla Koçi
8. Enrik Mehmeti
9. Flamur Buçpapaj
10. Ermal Hoxha