
Kryesia fillimisht dhe më pas Këshilli Kombëtar i PD-së do të përcaktojë listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë sipas 12 qerqeve. Edhe pse kanë mbetur rreth 2 orë e 30 minuta nga afati maksimal për dorëzimin e listave, qarkullojnë vetëm emra të veçantë, pa një konfirmim zyrtar. Burime të ndryshme mediatike, përcaktojnë lista të emra të ndryshëm.
Nga një analizë e burimeve të ndryshme mediatike të kryqëzuara, qartësohet emrat më të kuotuar. Kështu, për Qarkun e Shkodrës duket se më të kuotuarit për të qenë pjesë e listës finale, janë emrat: Helidon Bushati, Emilia Koliqi (nënkryetare e Bashkisë Shkodër), Bardh Spahia (ish- deputet), Greta Bardeli (ish- kryetare e Qarkut Shkodër), Zef Hila (ish- kryetar i Bashkisë Vau dejës), Ramadan Lika (Ish- kryetar i Bashkisë Koplik), Izmira Ulqinaku (ish- deputete), Helga Sallaku (pedagoge), Ludovik Hasanaj (bisnesmen), Nard Ndoka (kryetar i PDK-së).
Theksojmë se këto janë emrat më të lakuar nga burime të ndryshme mediatike, ndërsa emrat zyrtarë dhe renditja e tyre do të bëhen publikë vetëm nga Partia Demokratike, pas miratimit të listave nga forumet e saj drejtuese. /ShkodraWeb Media/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!