Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Kush janë 19 deputetët socialistë që listat e hapura, i nxorrën jashtë Kuvendit të Shqipërisë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
Grupi-parlamentar-i-PS

Kryeministri Edi Rama duket se ka përdorur sistemin e listës së hapur për të realizuar një spastrim të heshtur politik brenda Partisë Socialiste.

Me një strategji të qartë dhe të mirëmenduar, shumë prej figurave të vjetra dhe me mandate të gjata parlamentare u lanë në mëshirën e votës preferenciale, një bast që shumica prej tyre e humbën.

Në Tiranë, Pandeli Majko, një prej emrave simbolikë të PS-së dhe ish-kryeministër, nuk arriti të sigurojë mandatin, me vetëm 3,600 vota preferenciale. Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, gjithashtu me karrierë të gjatë parlamentare, morën pak vota, duke mbetur jashtë legjislaturës së re. Po ashtu Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve, me vetëm 2,639 vota, është një tjetër emër i spostuar nga skena parlamentare.

Lista e të “spastruarve” përfshin edhe Etilda Gjonajn, Toni Gogun, Plarent Ndrecën, Arben Pëllumbin, Etjen Xhafajn e deri te Luan Duzha, Dasantila Tahiraj, Florenc Spaho, Nustret Avdulla, dhe Enslemvera Zake, të gjithë me rezultate që nuk i siguruan një vend në Kuvend.

Ende në garë për mandat janë Olta Xhaçka, e cila përballet me Blerina Gjylamentin, dhe Ornaldo Rakipi, që garon kokë më kokë me Xhemal Qefalian në Tiranë.

Por duhet theksuar se ende nuk ka nisur numërimi i votës preferenciale nga diaspora dhe në disa zona mund të kemi ndryshime. Por duke parë shifrat, rezultati mund të ndryshojë tek tuk, pasi ata që kanë siguruar mandatin kanë rezultat shumë të thellë.

Deputetët që mbeten jashtë deri më tani: 

1. Ornaldo Rakipi (në garë me Xhemal Qefalinë)

2. Olta Xhaçka (në garë me Blerina Gjylamentin)

3. Etilda Gjonaj

4. Plarent Ndreca

5. Pandeli Majko

6. Ermonela Felaj (Valikaj)

7. Mimi Kodheli

8. Klotilda Bushka

9. Toni Gogu

10. Arben Pëllumbi

11. Etjen Xhafaj

12. Ilir Ndraxhi

13. Alban Xhelili

14. Luan Duzha

15. Dasantila Tahiraj

16. Florenc Spaho

17. Nustret Avdulla

18. Enslemvera Zake

19. Edona Bilali

Post navigation

Previous: NGA TED KOPLIKU – Ulliri rritet më me vështirësi se shkurret dhe kjo kërkon durim e punë…
Next: NGA LUÇIANO BOÇI – Falenderimi është shumë pak për të gjithë ju…mirënjohje dhe mirëutakofshim!

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.