Shoqeria aksionere “Klubi i Futbollit Vllaznia” tashme ka nje Keshill te ri Mbikeqyres. Prej pak ditesh ai eshte emeruar dhe njekohesisht eshte rregjistruar konform ligjit ne Qendren Kombetare te Biznesit.
Por ajo çka te ben pershtypje eshte se pjese e ketij Keshilli tashme jane edhe emra te medhenj te futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Lajmin per emerimin e Keshillit te ri e ka dhene sponsori Alban Xhaferi gjate emisionit “Sport Arena” ne TV Rozafa ku ka qene i ftuar mbremjen e se henes.
“Vllaznia po shkon drejt funksionimit normal ne te gjitha hallkat e tij dhe besoj se edhe ecuria do te jete shume e mire. Mund t’u bej te ditur se pjese e Keshillit te ri Mbikeqyres eshte edhe Ramazan Rragami i cili aktualisht ndodhet ne SHBA por shpejt do ta kemi ketu per te ushtruar funksionin e tij.
Po ashtu pjese e Keshillit do te jete edhe nje tjeter emer i madh, Astrit Hafizi. Te tjeret do jene Shpetim Quku e Beniamin Nako qe kane qene edhe pjese e Keshillit te kaluar, nderkohe qe i fundit qe ploteson peseshen e tij eshte serish nje emer shume i njohur por edhe shume i suksesshem, presidenti i Vllaznise se femrave Lazer Matija.
Keto persona do te ushtrojne jo vetem funksionin e tyre si anetare te Keshillit Mbikeqyres por do jene edhe konsulente teknike per punen tone dhe padyshim qe do te jene nje vlere e shtuar e shoqerise aksionere Vllaznia”, eshte shprehur Xhaferi.
Regjistrimi i tyre në QKB është bërë me 22 korrik 2020 dhe mandati i tyre është 3 vjeçar.