EMRAT – Këshilli Kombëtar i PD- së voton për të zgjedhur kryetarin e tij, ja kush janë kandidatët për postin…

Me votë të fshehtë, 208 anëtarët e Këshillit Kombëtar po votojnë në këto momente për të zgjedhur kryetarin e këtij forumi drejtues, më i rëndësishmi pas Kuvendit Kombëtar.

Dy janë kandidatët në garë, deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka si dhe ish-deputetja e pedagogia, Eleina Qirici.


Anëtarët e Këshillit Kombëtar miratuan në unanimitet rezolutën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke mandatuar Komisionin e Rithemelimit për caktimin e përfaqësuesve për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera politike.

Oerd Bylykbashi lexoi draftrezolutën duke theksuar se PD nuk do të bëhet pjesë e farsës së Edi Ramës.

“Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e PS, apo konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezulotë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, thuhet në rezolutën e PD.