EMRAT – Këshilli Kombëtar i PD- së miraton propozimet e kryetarit Basha, ja kush janë drejtuesit e rinj në selinë blu

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, janë votuar për të qenë nënkryetarë të PD Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.


Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të  marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja. Një vëmendje të veçantë Basha duket se do t’i japë organizimit dixhital. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit  të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital. Po ashtu, Basha  duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin  Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind  Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën.

Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia.

KATËR N/KRYETARET
Jorida Tabaku
Grida Duma
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit të PD-së  
Alfred Rushaj

DY NENKRYETARET E GRUPIT TE PD-SE
Ervin Salianji
Luçiano Boçi

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Gazment Bardhi

NENKRYETAR I KUVENDIT
Enkelejd Alibeaj

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS
Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR
Jemin Gjana

KRYETARE E FONDACIONIT PËR LIRI DHE DEMOKRACI
Enriketa Papa

ZEDHENESI I GRUPIT
Orjola Pampuri

SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR
Arbi Agalliu

KOMISIONI PËR INTEGRIMIN EUROPIAN
Jorida Tabaku

KOMISIONI PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
Agron Gjekmarkaj

KOMISIONI PËR PUNËN, CËSHTJET SOCIALE DHE SHËNDETËSINË
Albana Vokshi

KOMISIONI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT
Oerd Bylykbashi

KOMISIONI PËR EKONOMINË DHE FINANCAT
Sorina Koti

KOMISIONI PËR VEPRIMTARITË PRODHUESE, TREGTINË DHE MJEDISIN
Helidon Bushati

KOMISIONI PËR SIGURINË KOMBËTARE
Flamur Noka

KOMISIONI PËR POLITIKËN E JASHTME
Tomorr Alizoti

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

  • SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli
  • SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja
  • SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi
  • SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia
  • SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha
  • SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole
  • SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso
  • SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli
  • SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli
  • SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj
  • SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa