EMRAT – Identifikohet autori i prìtés që u mori jetën dy vëllezerve, dyshohet për hásmérì…

Hásmèria dyshohet të jetë shkak i krìmít të dyfishtë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Gramëz të Krujës. Raportohet policia ka identifikuar autorin e këtij krímì të dyfishtë. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Roland Pula 32 vjeç, nga Kruja. Ndërkohë Policia bën me dije së është gjetur dhe automjeti i 32 vjeçarit Pula.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendgjarje, ndërsa punohet për árrèstimin e autorit. Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjec, u qéllúan mbrëmjen e së enjtes për vdékjè me ármé zjarri.


Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hásmèrie. Megjithatë, burimet nuk konfirmojnë me saktësi se për çfarë hásmèrie bëhet fjalë konkretisht. Por, veç kësaj, mësohet se dy familje, Bardhi dhe Pula, fqinje me njëra-tjetrin, kanë pasur kónflìkte të vazhdueshme.

Víktìmat nuk janë persona të skeduar më parë nga Policia apo të dënuar për ndonjë vepër pénale. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje personat që shoqëruan drejt spitalit dy vëllezërit, të cilët ndërruan jetë.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë pranë vendngjarjes, si dëshmitarë të krìmít të rëndë.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media