EMRAT – Identifikohen viktimat e ngjarjes së rëndë brenda familjes, ja kush janë nipi dhe xhaxhai që humbën jetën

Identifikohen viktimat e krimit të dyfishtë brenda familjes në Vlorë.

Raportohet se nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.


Më pas, 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.