Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

EMRAT – Hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, përzgjidhen tre gjyqtarë shkodranë, njëri kryetar i KED

ShkodraWeb 2 months ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

3

Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 149/d i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të pikave 7-10 të nenit 221 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:

Z. Altin Binaj Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Fjona Papajorgji Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Z. Sandër Simoni Gjyqtar në Gjykatën e Lartë (do të jetë edhe kryetar i KED)
Z. Arqilea Koça Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
Z. Fuat Vjerdha Gjyqtar në Gjykatat e Apelit (Shkodër)

Z. Engert Pëllumbi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Znj. Arta Marku Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Z. Gjon Fusha Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Enerjeta Shehaj (Deraj) Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:
Znj. Vitore Tusha Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Albana Boksi Gjyqtare në Gjykatën e Lartë
Znj. Alma Muça Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

Z. Genti Shala Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
Z. Moisi Duda Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Elda Vrioni Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore. /Deklaratë për mediat e Presidencës së Republikës/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Me aq vota sa morën kandidatët e Opozitës…”, Nard Ndoka godet “primaret”: Rilindja i zgjodhi si kryetar bashkish…
LAJM PAS: Samiti i BE- së në Tiranë, Aeroporti i Rinasit ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët e datës 6 dhjetor 2022

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.