
(Foto: Vladimir Spahiu) Ndodh edhe kështu. Një 40- vjeçar është vënë në pranga nga polica pasi ka rrezikuar seriozisht jetën e drejtorit të ALUIZNIT në Kukës. Sipas policisë, Petrit Hallaçi është ngrindur me Vladimir Spahiun. Më pas, është drejtuar në shtëpinë e tij ku ka marrë një çifte të cilën e posedonte me leje. Hallaçi, me çifte në dorë, është rikthyer sërish në zyrat e ALUIZNIT, sipas gjasave “për të vijuar bisedën” këtë herë me çifte në dorë, me drejtorin e ALUIZNIT Spahiu. Ndërsa ka prishur qetësinë publike, për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka vënë në pranga 40- vjeçarin që tani duhet të përballet me “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
Kukës. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut. Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit; -P.H., vjeç 40, banues në Kukës. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.