EMRAT – “Fati” i Saimir Tahirit në dorën e tre grave, hidhet shorti në Apelin e SPAK- ut…

Janë zgjedhur ditën e sotme gjyqtarët, që do të shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga shorti i hedhur sot u përcaktua kolegji penal i përbërë nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Ish-Prokuroria e Kr.i.meve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove. Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.


Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019. Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Kr.i.min e Organizuar