Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT – Ekzekutimi i efektivit të FNSH- së Shkodër, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen për dy të dyshuarit si të përfshirë

ShkodraWeb 18 January, 2022
xhulio prela fnsh shkoder 1

Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes se efektivit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodrës Xhuliano Prela ne muajin dhjetor te vitit 2020 ne Lezhes. Ne lidhje me kete ngjarje jane marre te pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dale ne konkluzionin se Redion Hysa eshte autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut eshte ngritur akuza “Moskallezim Krimi”. Redion Hysa bashke me kusheririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhes me 28-dhjetor te vitit 2020, pasi kishin qëlluar me bresheri automatiku ne drejtim te karburantit kamerat e te cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndersa ne cilësinë e proves materiale u sekuestruan 28 gezhoja. Pas nje kontrolli rezultoi se njëra nga armët, pistoleta e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracen e shtepise se Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrare efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur ne depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë. Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, qe i ka marre jetën punonjësit te policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses. Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar te mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave te siguruara nga policia dhe prokuroria.

Sipas hetimit te kryer dhe dëshmisë se punonjësve te karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Preles, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kane qene dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur per gjueti. Makina tip “Golf 3” qe rroja i karburantit ka treguar qysh ne 5 dhjetor ne polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hyses. Sipas burimeve te prokurorisë dhe policisë Lezhe, Hysa ne këtë ngjarje ka qene se bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysa. Dyshohet se qëllimi i tyre ka qene per te kanosur punonjësin e karburantit qe ka deshmuar se mesnatën kur u vra polici Xhuliano Prela, kane qene dy makina dhe jo nje makine e vetme.

Tashme te dyja keto ngjarje, si vrasja e policit Xhuliano Prela dhe goditja me arme e karburantit ku ndodhi ngjarja, jane bashkuar ne nje dosje te vetme. Ndersa prokuroria ka ngritur akuzen e “Vrasjes me Dashje” per Redion Hysen, “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” ne dy raste, “Kanosje me arme” dhe “Prishje te rendit dhe qetësisë publike”. Ndërsa per kusheririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me arme” dhe “Perkrahje te autorit te krimit”. Ndersa personi i vetëm qe qëndronte ne burg, Nikoll Sherniku, është liruar nga qelia duke iu caktuar masa e sigurise “arrest ne shtepi” dhe se aktualisht eshte marre i pandehur per akuzen e “Moskallzimit te krimit”. Briland Martinaj, i cili u shpall ne kerkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, eshte lene i lire dhe se akuza ndaj tij, eshte pushuar me kerkese te prokurorisë, pasi eshte arritur te provohet se nuk ka lidhje me ngjarjen. Aktualisht ceshtja eshte ne gjykim paraprak dhe do te jete gjykata qe tashme do te vendose kalimin per gjykim apo rikthimin ne prokurori per plotesim hetimesh.

Post navigation

Previous: NGA MENTOR NAZARKO – Kur Papa… dhe Erdogani flasin për vëllazëri…
Next: OPINION – “Beteja” për PD- në në pjesën “e padukshme” të politikës, Sali Berisha a po i lëshon terren Lulzim Bashës…?!

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.