Kryeminstri Edi Rama ka zbuluar sot emrat e zgjedhur të drejtuesve të rinj të Sekretariateve të PS-së, kandidatëve për Kryesinë e re, përbërjen e qeverisë dhe kryetarin e Kuvendit. Gramos Ruçi do të zëvendësohet në krye të parlamentit nga Lindita Nikolla, ndërsa Edona Bilali do të jetë Sekretare Shtetit për Sipërmarrjen në qeverinë Rama 3 por edhe kryetare e PS në nivel qarku për Shkodrën.
Ndryshe nga pritshmëritë apo edhe premtimet e fushatës për një “mandat për Shkodrën”, nuk ka ndodhur kështu. Para 4 viteve starti i qeverisë “Rama 2” ishte me zëvendëskryeministër e ministër të jashtëm nga Shkodra, Senida Mesi dhe Ditmir Bushati, ndërsa sivjet është rezervuar vetëm një karrige, ajo e ministres së shtetit për Bilalin.
EMRAT E SEKRETARIATIT
Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm
Blendi Klosi, Sekretar Organizativ
Etjen Xhafaj, Sekretari i Dixhital
Anila Denaj, Sekretariati i Burimet Njerëzore PS
Etilda Gjonaj, Sekretarja e Forumit të Gruas në PS
Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë
QEVERIA “RAMA 3”
Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri i Financave Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije edhe emrat e kandidatëve për anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, jo kryetarë qarqesh. Rama tha në Asamblenë e PS se janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura, për 6 vende janë: Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo,
Ndërsa në listën e grave janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhacka, Ermonela Felaj, Ervis Kushi, Milva Ikonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Gjembulla.