
Dy persona humben jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas perplasjes se dy automjeve në Rrugën e Kombit, segmenti Milot–Kalimash. Aksidenti tragjik ndodhi reeth ores 15:00 te se premtes në afërsi të Rrëshenit, ndersa viktimat janë Franush Palaj dhe Nikoll Prenga.Sipas policise automjeti me drejtues shtetasin Nikoll Prenga 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi Nikoll Prenga dhe pasagjeri shetasi Franash Palaj 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.) Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha ne gjendje te rende per jeten.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave te ketij aksidentit, i cili dyshohet te kete ndodhur nga humbja e kontrollit te njerit prej automjeve, duke sjelle dhe perplasjen e forte.




