Skip to content
6 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

EMRAT – Dy vëllezër rrahën vjehrrin e motrës, policia arreston dy të rinjtë dhe të atin, tentuan të marrin kallashnikovin

ShkodraWeb 2 years ago

Tre persona, babai dhe dy fëmijët e tij janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë përfshirë në një konflikt me vjehrrin e motrës së tyre. Uniformat blu njoftojnë se dy vëllezërit Elton dhe Ardit Keçani kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre për motive të dobëta.

Ata tentuan të merrnin dhe një armë zjarri që kishin në banesën e të atit, por falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur arrestimi i tyre dhe është ndaluar përshkallëzimi i konfliktit.


Më pas efektivët kryen kontroll në banesën e të atit të dy vëllezërve ku gjetën një armë kallashnikov dhe 90 fishekë. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe babai, 57-vjeçari Lazër Keçani.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit. Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Egnatia e mund në “shtëpi” dhe zhyt në krizë Laçin, Kastrioti merr tre pikët e para përballë Skenderbeut…
Lajmi pasues: FOTO – Vllaznia tashmë me një autobus të personalizuar kuqeblu, klubi shkodran plotëson deshirën edhe të tifozerisë

TË FUNDIT

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

58 mins ago
Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë
  • Aktualitet

Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis 6 December, 2023
  • Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë 6 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023… 6 December, 2023
  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis
  • Aktualitet

VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 26- vjeçarin, në benesë iu gjetën municione, jelekë antiplumb dhe kanabis

58 mins ago
Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë
  • Aktualitet

Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, SPAK pezullon nga detyra prefektin, ish- zëvendëskryetar i bashkisë

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

5 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 6 dhjetor 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.