(foto ilustrim) Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite rreth orës 15:30 në zonën e Buranit në Nikël të Fushë-Krujës, ku një furgon ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, Islam Malja, drejtues i automjetit dhe Lindita Mjekra pasagjere, ndërsa është plagosur edhe një fëmijë por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Nga raportimet e para dyshohet se shoferi ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë, çka ka rezultuar për fat të keq fatale për të dy.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.