
Publikohet lista e kandidatëve për anëtar Kryesie të Partisë Demokratike.
Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh pas mbledhjes së Komsionit të Rithemelimit se lista do t’i propozohet Këshillit Kombëtar nesër për t’u votuar.
“Komisioni në mbledhjen e tij siç parashikon statuti ka miratuar listën për Kryesinë e kandidatëve që do zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe të rinj e të reja.
Lista do shpërndahet tek të gjtiha mediat. Dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternativa Kryesinë e PD. Ndërkohë ju nëse do të keni durim dhe interes do të mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha.