
Një automjet ku udhëtonte një 30 vjeçar është qëlluar në lëvizje e sipër nga persona që lëviznin me një tjetër automjet që është larguar menjëherë. Nuk raportohet për të plagosur, por bëhet me dije se shenjestër ka qenë një 30 vjeçar nga Miloti i identifikuar si Blerim Preçi i cili udhëtonte me shtetasin K. Preçi.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkimet për autorët e kësaj ngjarjeje. Për shkak të këtij atentati, levizja në superstradën Lezhë – Milot është bllokuar për momentin dhe levizja është devijuar.
30 vjeçari nga Miloti nuk ështe një personazh i njohur, por nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai lëvizte shumë jashtë vendit.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.
Për pasojë nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.