EMRAT- Arrestimet për termetin, Gjykata jep vendimin: Nga 30 persona, vetëm shtatë do të qendrojnë në qeli…

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot masat e sigurisë për 30 të akuzuarit e dosjes “Tërmeti”, ish-zyrtarë, inxhinierë e ndërtues që përfunduan në pranga për shkak të dëmtimit të dhjetëra objekteve nga tërmeti.


Raportohet se janë 7 persona që janë lënë në burg, 12 në arrest shtëpie dhe për 11 të tjerë detyrim paraqitje. Ndërkohë për të gjitha gratë e arrestuara janë vendosur masa të buta. Vendimi është shpallur sot nga gjykatësja Vjollca Spahiu:

Anila Harxhi, detyrim paraqitje;

Reis Muça, detyrim paraqitje; (Për të dy arrestimi u konsiderua i paligjshëm)

Merita Kushe, detyrim paraqitje;

Hekri Disha, detyrim paraqitje;

Bukurije Halili, detyrim paraqitje;

Adhurim Qehajaj, detyrim paraqitje;

Zhaneta Tagani, detyrim paraqitje;

Shpëtim Kërçiku, detyrim paraqitje;

Faik Fejza, arrest në shtëpi;

Ndoc Pepkola, arrest në shtëpi;

Mehmet Felai, arrest në shtëpi;

Jan Ikonomi, detyrim paraqitje;

Agim Eski, arrest në shtëpi;

Pëllumb Korfuzi arrest në shtëpi;

Ermir Cina, detyrim paraqitje;

Qirjako Gjergo, arrest në shtëpi;

Asqeri Xhanari, arrest në shtëpi;

Vjollca Hoxholli, arrest në shtëpi;

Ali Dyrmyshi, arrest në shtëpi;

Shefqet Doda, arrest në shtëpi;

Gerti Calliku, arrest në shtëpi;

Luan Beta, arrest në shtëpi;

Hodo Gjoni, arrest në burg;

Fejzi Dyrmyshi, arrest me burg;

Besnik Fuçia, arrest me burg;

Naim Shehi, arrest me burg;

Gëzim Shkalla, arrest në burg;

Fatbardh Plaku, arrest në burg;

Artur Skela, arrest në burg.