
Si pasosjë e arratisjes së 49- vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, arrestohen tre punonjes te ketij insitucioni. Sipas burimeve në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situates, Shërbimi i Kontrollit të Brendshem ka arrestuar 3 punonjes të IEVP Shënkoll.
Në pranga janë vënë Pjetër Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Medha, kjo e fundit është shtruar në spital, pasi pas ndalimit ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ndërkohe ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj. Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë euro të venë në dispozcion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.