
Tetë persona u vunë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit një ditë më parë (13 janar) nga spitali i Durrësit. Sipas gazetares Klodiana Lala, mes tyre është edhe një efektiv i policisë së Burgjeve, shtetasi Fatjon Baçi. Ky i fundit është i pandehur nga SPAK pasi i dha telefonin celular Erion Veliajt për të komunikuar me familjarët e tij gjatë kohës kur ai transportohej nga burgu për në ambientet e GJKKO.
Emrat e të arrestuarve
-Aulon Çuko- Kryeinfermieri
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë
-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
-Violeta Uka
Pamjet filmike tregojnë qartë se Ndoci zbret nga ambulanca i lirë, pa pranga, dhe më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit nga efektivët.
Fakti që ai ndodhej pa masa sigurie fizike bie në kundërshti me rregulloren, pasi për shkak të rrezikshmërisë së tij, Ndoci duhej të ishte i prangosur gjatë gjithë kohës së shoqërimit.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentin kur Altin Ndoci largohet me vrap nga ambientet e Spitalit të Durrësit, duke iu shmangur rojeve të sigurisë.
Në video, ai shihet duke vrapuar mes automjeteve në parkimin e spitalit dhe më pas zhduket pas një ndërtese, ku dyshohet se e priste një automjet tip “Audi”, me të cilin u arratis.




