Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

EMRAT – “1.2 mln euro dëm buxhetit të shtetit”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë…

ShkodraWeb 2 weeks ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

59

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u caktua masa e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin, Arlind Gjokutaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, shtetasin Fatmir Hoxhaj, Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore dhe Alban Ruli, përmbarues gjyqësor privat si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thano, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 8586/2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 320 të K.Penal.

Nga aktet e këtij procedimi, rezultoi se:

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr. 16, datë 14.07.2000 ka vendosur: “Urdhërohet zgjidhja e pasojave për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes datë 23.04.1992 të lidhur mes shitësave Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe A.K Privatizimit dhe blerësit Ilir Thano, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme, ku objekti magazinë nr.2 i kthehet Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar dhe kjo e fundit së bashku me AKP-në t’i kthejë bleresit Ilir Thano vlerën e objekteve të blera (magazine dhe truall) që është 103.046 lekë të konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit”.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka ekzekutuar vendimin nr.9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit Ilir Thano sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.

Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogaritë në llogaritë e Ilir Thano vlera prej 284.139 me urdhër shpenzimi nr.90 datë 27.02.2015.

Më tej, rezulton se shtetasi Ilir Thano është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin Ilir Thano në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.

E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Deri në këtë fazë rezulton se Ministria e Financave ka kaluar në favor të shtetaist Ilir Thano shumën 48.118.366 lekë. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të shtetases Sh.P.

Organi procedues konstaton dhe çmon se ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.

Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit Ilir Thano dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Ilir Thano, për veprat penale të parashikuara nga nenet 134/3 dhe 320 të K.Penal si dhe vazhdon hetimet në lidhje me përgjegjësinë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Kemi realizuar objektivat për 2022- in”, në prag të rikandidimit Tonin Marinaj bën bilancin për Malësinë e Madhe
LAJM PAS: “Thelbësore të krijohen ura komunikimi”, drejtorja e ZVAP Shkodër takim me drejtuesit e sindikatave të arsimit

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

4 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

4 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

5 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.