
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Emocion i veçantë për mua, që në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Shkodër, pata nderin të takoja kardinalin Ernest Simoni (Troshani).
Pavarësisht torturave dhe padrejtësive të pësuara, viteve të burgut nën regjimin komunist, kardinali është një simbol i gjallë i faljes dhe mirësisë.
Gjithë sa folëm me kardinalin përmblidhen në mesazhe frymëzuese për çdo qytetar, ato të bashkëjetesës në një shoqëri të bazuar në respekt, dashuri dhe mirëkuptim!
Mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm e frymëzimin Tuaj të pandalur Kardinal Ernest Simoni!