Emina tregon sesi u njoh me miliarderin izraelit: Mendoi se isha greke, më tha “të vjen era djathë”…

Loading...

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka folur për njohjen e saj me bashkëshortin, miliarderin izraelit Sam Nazarian. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Emina ka thënë se njohja me të ka ardhur rastësisht në një grup të përbashkët, pasi Sam ishte mik me një shokun e saj grek. Modelja ka treguar se bashkëshorti i saj, kur e ka parë ka menduar se ajo ishte greke dhe më pas i ka thënë: Të vjen era djathë.

Rrëfimi i modeles Emina Çunmulaj

Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djale, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori.

Loading...